Arrestohet 29-vjeçari që kanosi me armë xhaxhain pas konfliktit për pronën
Një 29-vjeçar është arrestuar këtë të hënë në Malësinë e Madhe, në kuadër të finalizimit të operacionit të koduar “Prevention”.
Shtetasi S.K qëlloi me armë zjarri në ajër, pas një konflikti për motive pronësie me xhaxhain e tij, 64-vjeçarin SH.K.
“Si rezultat i këtij operacioni është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., 29 vjeç, banues në fshatin Gruemirë-Çezme, Malësi e Madhe. Ky shtetas, pasi është konfliktuar për motive pronësie, me xhaxhain e tij, shtetasin Sh. K., 64 vjeç, e ka kanosur atë duke qëlluar në ajër me armë zjarri automatik”, thuhet në njoftimin e policisë
Gjatë kontrollit të zonës, në vendin e quajtur “Grop Kuqe Bracaj” të fshatit Gruemirë-Çezme, Malësi e Madhe, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër shtetasi S. K.
LEXONI GJITHASHTU
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet