Rusia godet 3 baza ushtarake në Kiev, njëra pranë kufirit me Poloninë
Banorët në qytetin lindor të Ukrainës, në Kharkiv çdo ditë e më shumë zgjohen mes shkatërrimeve ruse të cilat po shkaktojnë dëme të mëdha në ndërtesa.
Për herë të parë pas tre muajsh janë rikthyer sulmet edhe në kryeqytet, në Kiev.
Forcat zjarrfikëse të Ukrainës nxorën trupin e një viktime i cili u gjet në ndërtesën e goditur nga një raketë.
Sipas autoriteteve 14 raketa goditën rajonin e Kievit gjatë të dielës, por sulmet u shtrinë edhe përtej kryeqytetit.
Rusia mohon të ketë targetuar civilët, por bëri me dije se raketat goditën tre qendra ushtarake në veri dhe perëndim të Ukrainës, duke përfshirë një qendër që ndodhet pranë kufirit me Poloninë.
Presidenti Zelensky nuk i ndal thirrjet ndaj perëndimit duke vijuar të kërkojë armë.
“Një pjesë e raketave u rrëzuan. Ne kemi nevojë për një mbrojtje ajrore të fuqishme, moderne, plotësisht efektive dhe që mund të sigurojë mbrojtje të plotë kundër tyre. Ne flasim me partnerët tanë çdo ditë”, u shpreh presidenti ukrainas.
Re të dendura tymi ngrihen mbi rafinerinë e naftës në Lysychansk dhe zonën industriale përreth në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas, ndërsa beteja me forcat ruse intensifikohet pas marrjes së qytetit të Severodonetsk.
LEXONI GJITHASHTU:
Kievi tronditet nga bombardimet, sulmohet kompleksi i pallateve
Rusia merr qytetin kyç të Lindjes, rikthehen bombardimet në Kiev
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)