Çfarë është bonusi i turistit vendas dhe kush përfiton prej tij? Rrahman Kasa e shpjegon në Euronews Albania
Shoqatat turistike në vend kanë nënshkruar një peticion për realizimin e kërkesave për kapërcimin e ndikimit negativ të COVID-19 për turizmin.
Sipas tyre, rezervimet e pranverës u anuluan të gjitha, ndërsa për rezervimet e verës 80 % janë anuluar dhe 20 % janë të stopuara.
Në peticionin drejtuar kryeministrit Edi Rama shoqatat i kërkojnë qeverisë realizimin e 6 kërkesave, ku e para është heqja e të gjitha taksave deri në fund të vitit 2020, ndërsa kërkohet dhe subvencionimi i pagave edhe për punonjësit e bizneseve të mëdha turistike të larguar nga puna pas datës 10 prill 2020.
Një nga pikat e kërkuara është dhe bonusi për turistët vendas, siç është vepruar dhe në Maqedoninë e Veriut.
Kreu i Unionit Turistik Shqiptar, z. Rrhaman Kasa tha për Euronews Albania se bonusi i turistit vendas është një parim që e ndjekin shumë vende në botës, por që bëhet më aktual dhe i nevojshëm në kushtet kur turizmi synon të mbështetet tek turistët brenda vendit, duke qenë se jo të gjitha vendet i kanë hapur plotësisht kufijtë.
Për të mbajtur këtë kontigjent pushuesish, ne mendojmë që siç ndodh në vendet e tjera, të jepet një kupon familjar për të gjithë ata që duan të bëjnë pushimet në Shqipëri. Kjo do t’ju shpërndante punë agjencive turistike, të cilat deri tani janë pa punë, pasi rezervimet do të bëhen përmes tyre.
Këto para do të kalojnë përmes transaksioneve dhe do të deklarohen në Tatime dhe shteti do marrë tatim fitimin mbi këto fitime. Nëse rezervime bëhen direkt në hotel, siç ndodh zakonisht, 80 për qind e tyre nuk deklarohet në Tatime”, tha z. Kasa.
Teksa theksoi faktin se sektori i turizmit është nga më të prekurit për shkak të krizë së pandemisë, z. Kasa tha se kërkesat e shoqatave turistike i janë drejtuar kryeministrit, si autoriteti i vetëm që mund t’ju japë zgjidhje.
Ai tha se kërkesat konsistojnë në një paketë dedikuar plotësisht këtij sektori, ‘jo vetëm për mbijetesë, por për rimëkëmbjen e këtij sektori si receta më e mirë nga do të nisë rimëkëmbja e ekonomisë së vendit’.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh