‘Të shtruarit tek Infektivi po shtohen’, Najada Çomo bën thirrje që të përdoren maskat
Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo përmes një mesazhi video të shpërndarë në Facebook nga ministrja e Shëndetësisë, ka ngritur shqetësimin për seriozitetin e gjendjes në të cilën ndodhet vendi pas rasteve të shtuara të ditëve të fundit me COVID-19.
Teksa bën me dije se situata nuk është aspak e lehtë në momentin, dr. Çomo bën thirrje që të shmanget sa është e mundur frekuentimi i ambienteve publike dhe të mbahen maskat, si e vetmja armë që kemi për momentin për t’u mbrojtur nga virusi.
“Të shtruarit në shërbimin infektiv po shtohen, një pjesë e madhe janë në gjendje të rënduar, një pjesë e tyre janë në terapi intensive dhe ajo çka duhet të theksoj fort është qytetarë të nderuar është situatë për t’u shqetësuar nga ana shëndetësore.
Ne jemi në krye të detyrës për t’ju shërbyer, por keni një detyrim madhor, të qëndroni sa më larg nga personat e sëmurë, ulni në minimum frekuentimin e ambienteve publike dhe përdorni maskën si e vetmja armë që kemi.
Ju bëni hapin për t’u mbrojtur sa më shumë, në të kundërt në Shqipëri do të kemi numër të shtuar rastesh. Virusi është mes nesh dhe natyrisht që virusi nuk ka më përzgjedhje.
Nuk është vetëm mosha e tretë që preket, janë edhe të rinjtë që e çojnë virusin tek moshat e thyera. Ky virus është shumë më tepër mes jush tani që nuk ka kufizime”, apelon shefja e Infektivit.
Mund të lexoni gjithashtu:
50 raste të reja me COVID-19, ndërron jetë 82-vjeçarja. ‘Sëmurën’ bashkitë
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi