Nga milionat e Serbisë përfitojnë edhe policët e Kosovës
Disa pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, janë shpërblyer me 10 banesa të ndërtuara nga qeveria e Serbisë, nga ato që quhen struktura paralele.
Burime të KosovaPress-it kanë bërë të ditur se disa prej policëve dhe eprorëve që përfituan dhe u vendosën në këto banesa para pak ditësh janë togeri V. Mirkoviq, pastaj J. Nikolliq, S. Jovanoviq, D. Zhiviq, M. Steviq, etj.
Sipas këtyre burimeve, banesat ndodhen në lokacione të ndryshme në veri të Mitrovicës, përkatësisht në rrugën ‘Vojvoda Putnik’, ‘Kollashinska’ dhe ‘Nemanjina’.
KosovaPress-i ka provuar të marrë ndonjë deklaratë rreth kësaj çështjeje nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, por kontakti me të ka qenë i pamundur.
Vlen të theksohet se Serbia nga buxheti i saj për vitin 2022 ka ndarë më shumë se 100 milionë euro për financimin e institucioneve paralele në Kosovë, si në fushën e politikës, sigurisë, mirëqenies sociale, arsimit, shëndetësisë dhe fushave tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet