Fotografët e natyrës dokumentojnë shpendët e rrallë në Shkodër
Fotografë të botës së egër nga Shqipëria, si dhe nga vende të ndryshëm të botës u bënë bashkë për të dokumentuar botën e egër në liqenin e Shkodrës. Përmes objektivit profesional, ata fiksuan me dhjeta shpendë e kafshë që gjallojnë në këtë liqen. Jetmiri tregon se këta aktivitete janë shumë të rëndësishme pasi njohin dhe të huajt me larminë e biodiversitetit në liqenin e Shkodrës.
Për Granitin nga Kosova është hera tretë në liqenin e Shkodrës. E rëndësishme për të është ruajtja e kësaj bote të egër. Edhe për fotografët që kanë udhëtuar nga jashtë Shqipërisë, kjo eksperiencë ishte e jashtëzakonshme dhe premtojnë se sërish do të kthehen në Shkodër.
“Është hera e parë në Shkodër dhe në liqenin e Shkodrës. Është shumë interesante ndonëse nuk është pjesa më e mirë e vitit për të bërë fotografi. Pamë disa shpend, patjetër pelikanin. Ambienti i është i bukur dhe është një eksperiencë e bukur. Ambienti nga sa kemi shëtitur është mjaft i pastër krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit”, u shpreh Viljam Vagefon nga Maqedonia e Veriut.
“Nuk është hera e parë në Shkodër . Më pëlqen qyteti më pëlqen liqeni dhe më e rëndësishme është që jemi mbledhur njerëz që pëlqejmë fotografinë”, u shpreh Lorenco Bareli nga Zvicra.
Edhe këtë vit ajo që binte në sy në liqen ishin papastërtia e shkaktuar nga shkarkimi i kolektorit të ujërave të zeza në liqen. Aktori i mirënjohur Florjan Binaj është kthyer në Shkodër tashmë si i apasionuar pas fotografisë .
LEXONI GJITHASHTU:
Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 22:21 Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
- 22:17 Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione