Trazira në Francë, dhunë mes emigrantëve arabë e çeçenë
Pas katër ditë trazira një ndjesi qetësie. Banorët në Gresilles thonë se u ndjenë të kërcënuar pasi panë një dyzinë njerëzish të armatosur në lagjen e tyre.
“U trondita sepse ata erdhën për të sulmuar këdo dhe u bënin thirrje arabëve të dilnin. Unë dhe fëmijët e mi u trembëm dhe qëndruam në shtëpi”, shprehet një prej tyre.
Trazirat nisën të premten pasi një adoleshent çeçen u dhunua fizikisht. Në tre netët që pasuan, diaspora çeçene në Francë dhe jashtë saj, u mblodh në periferi për të marrë hak.
Disa makina u dogjën, të shtëna u qëlluan dhe sipas banorëve, policia nuk ndërhyri në momentin e duhur.
“Policia i la njerëzit të rriheshin. Ata ishin jashtë lagjes dhe shikonin nga larg”, thotë një banor i zonës.
Zyrtarë të Ministrisë së Brendshme vizituan zonën për të garantuar banorët dhe për të nxitur përgjigjen e policisë.
“Nga sot, në Dijon do të ketë dy njësi forcash speciale që do të jenë të pranishme në terren, që do të thotë rreth 150 shërbyes civilë ose anëtarë të ushtrisë dhe xhandarmërisë”, deklaroi Laurent Nunez, zyrtar i Ministrisë së Brendshme të Francës.
Por për disa nga ata që jetojnë në periferinë kryesisht paqësore, njoftimi ishte i vonuar. Dëmet janë shkaktuar si ndaj pronës ashtu edhe ndaj besimit tek autoritetet.
Marine Le Pen, liderja e së djathtës ekstreme Fronti Kombëtar, vizitoi gjithashtu zonën duke fajësuar politikat për emigracionin.
“Kjo është një situatë e paprecedentë. Ajo nuk duhet parë si një histori e re mediatike, por si një paralajmërim për vendin tonë”, tha Le Pen.
Ministria e Brendshme deklaron se po shqyrton nëse mund të dëbojë disa shtetas të huaj të përfshirë në trazira.
Por banorët thonë se, ndërsa brezi i vjetër emigroi nga Magrebi, pasardhësit e tyre janë francezë dhe të gjithë duhet të përshtaten.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania