Aplikimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO, përpjekje për të bindur Erdogan

28 Qershor 2022 | 08:10

Aleanca Euroatlantike po punon fuqishëm për t’i dhënë fund bllokimit që do të lejonte anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë. Në samitin që nis këtë të martë në Madrid është parashikuar një takim mes presidentit turk Erdogan homologes finlandeze dhe kryeministres suedeze.

Turqia është duke bllokuar aktualisht aplikimin e të dyja shteteve, por Suedia shprehet se është duke punuar fort për të gjetur një zgjidhje për shqetësimet e Ankarasë.

“Një nga çështjet e ngritura nga Turqia ka të bëjë me përgjigjen e Suedisë ndaj kërkesës së Ankarasë për ekstradime. Këto çështje trajtohen me shpejtësi dhe me kujdes nga sistemi ynë ligjor në përputhje me konventën evropiane për ekstradimin. Suedia nuk është dhe nuk do të jetë një strehë e sigurt për terrorizmin”, shprehet Magdalena Andersson, kryeministre e Suedisw.

Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO  pasi Rusia pushtoi Ukrainën. Por Ankaraja dëshiron që të dyja shtetet të mos mbështesin më anëtarë të PKK dhe grupe të tjera kurde. Si dhe të heqin të gjitha kufizimet e eksportit të armëve në Turqi. Sipas disa ekspertëve, është koha që të arrihet një marrëveshje, duke pasur parasysh rëndësinë e Ankarasë për aleancën dhe rëndësinë që ka për luftën në Ukrainë.

Turqia thotë se do të takohet me dy liderët nordikë në samitin e Madrid, por theksoi se nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj për këtë çështje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026