Arrestohen 15 shoferë në 24 orë, 7 prej tyre në gjendje të dehur
Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në të gjithë vendin 15 drejtues mjetesh.
7 shoferë janë kapur në gjendje të dehur dhe 8 u arrestuan për drejtim mjeti pa patentë.
Ndërkohë, janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit nga 1 muaj deri në 16 muaj, për shpejtësi nga 139 km/h deri në 193 km/h, 104 drejtues mjetesh.
Gjithashtu janë ndëshkuar me masa administrative nga 12.000 deri në 40.000 lekë të rinj dhe me zbritje pikësh në lejen e drejtimit, nga 10 deri në 13 pikë.
Janë evidentuar duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të mjeteve, 211 drejtues mjetesh, të cilët janë ndëshkuar me masa administrative nga 15.000 deri në 30.000 lekë të rinj.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë maksimalisht rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët monitorohen me radarë, kamera, makinat inteligjente dhe patrulla të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur