Arrestohet inspektori i AZHBR në Korçë, favorizoi një fermer

28 Qershor 2022 | 11:48

Arrestohet në Korçë Inspektori i Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor Rural, Arbri Pajo dhe fermeri Shban Zaçe.

Nga hetimet rezulton se fermeri, përfitues i subvencionit për bagëtitë, po i ofronte ryshfet (90.000 lekë), inspektorit të AZHBR-së, me qëllim që të përfitonte në mënyrë të parregullt, nga skema mbështetëse, shumën 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera rezulton se inspektori ka favorizuar edhe disa fermerë të tjerë, që të përfitonin nga skema e subvencioneve mbështetëse, shuma më të mëdha monetare, në kundërshtim me ligjin, duke iu kërkuar atyre ryshfet nga 50.000 deri në 100.000 lekë.

Gjatë kontrollit fizik Arbi Pajos u gjetës 90.000 lekë, që dyshohet se i ka pranuar si ryshfet nga 38-vjeçari.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026