Berisha: Bordet e ngritura nga qeveria, mekanizma për të rritur çmimet
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehet se bordet e ngritura nga qeveria janë shndërruar në mekanizma gjakpirëse, nëpërmjet të cilave po rriten çmimet e produkteve.
“Bordet për llogari të qeverisë dhe oligarkëve janë shndërruar në një mekanizëm gjakpirës, të cilët rrisin çmimet jashtë çdolloj lloj tregu. Bordet janë bërë zëdhënëse të një shfrytëzimit të egër të qytetarëve shqiptarë. Nuk ka asnjë mundësi tjetër dhe arsye tjetër që produktet të kushtojnë në Shqipëri 107% të mesatares së çmimit të Bashkimit Europian. Këto janë statistika zyrtare të institutit që kontrollohet nga Edi Rama. Si mundet nafta në Shqipëri të ketë çmime si Finlanda, Suedia dhe rrogat janë 8 herë më të ulëta?”, u shpreh Berisha.
Ai shtoi se për protestën e 7 korrikut do ketë një angazhim maksimal të degëve të PD-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës