7 korriku, Berisha: Besoj se partitë opozitare do i bashkohen protestës

28 Qershor 2022 | 14:34

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehet se protesta e 7 korrikut është një protestë vetëm për të mbrojtur interesat e qytetarëve.

Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se të gjithë anëtarët e PD-së duhet të zbresin në terren për të mobilizuar qytetarët për protestën.

Ai nënvizoi se duhet një angazhim maksimal i degëve të partisë për protestën.

“Protestën e drejton tashmë Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë. Kam shumë besim se partitë politike opozitare parlamentare dhe jo-parlamentare do i bashkohen protestës. Të gjithë anëtarët e PD-së, duhet të zbresin në çdo blloku, grup seksioni në të gjithë shtrirjen e PD-së për të bërë mobilizimin maksimal për këtë protestë. Kjo protestë mblidhet, thirret tani që vendi ka një opozitë të vërtetë. Kjo protestë ka mbrojtje vetëm të interesave të qytetarëve”, u shpreh Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026