Pekin, frikë nga vala e dytë. Izolohet qyteti, mbyllen shkollat dhe anulohen fluturimet

17 Qershor 2020 | 14:20

Disa mijëra persona u vendosën në radhë të mërkurën në zona të ndryshme të Pekinit për t’u testuar nga koronavirusi, pasi qyteti shpalli masat e reja për të frenuar një valë të dytë epidemie.

Qytetarët u mblodhën jashtë qendrave të testimit të ngritura në parqe, qendra sportive dhe spitale.

Ndërkohë, lagje të shumta të kryeqytetit janë izoluar pasi disa raste infektimi u verifikuan mes rezidentëve. Shumë banorë druhen se një bllokadë e tipit të Wuhanit, vatra e valës së parë të COVID, është e pashmangshme.

Po të mërkurën, kopshtet, shkollat fillore dhe ato të mesme u mbyllën në mbarë Pekinin.

Gjithashtu, shërbimet taksi, të autobusëve dhe shumë fluturime të brendshme nga dy aeroportet e qytetit u anuluan.

Masat u morën pasi ditën e martë autoritetet regjistruan 31 raste të reja infektimi, një shifër e konsideruar e lartë që nga rënia e pikut.

Po të martën zyrtarët kinezë rritën nivelin e alarmit në kuotën 2, e dyta më e lartë në një sistem me 4 nivele.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026