PD kundër përfshirjes së ‘primit’ në sistemin zgjedhor shqiptar
Prej disa javësh në Kuvend ka nisur zyrtarisht puna për reformën e re zgjedhore.
Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso shprehet se këto ndryshime të reja në ligjin zgjedhor nuk duhen bërë vetëm formalisht, apo për të kënaqur dëshirat e partive apo individëve të veçantë.
“Shpresojmë që të mos jetë ushtrimi i radhës nga partnerët ndërkombëtarë, thjesht për të kënaqur rekomandimet e ODIHR-it, por të jetë një përpjekje e përbashkët për të vënë pikat mbi ‘i’, mbi problemet e rënda që kanë zgjedhjet sot në Shqipëri”, tha Kaso.
Kaso hedh poshtë idenë e implementimit të PRIMIT në sistemin elektoral shqiptar. Me fomulën e PRIMIT partia më e votuar merr një bonus dhe sipas tij do i falej pushtet në tavolinë Partisë Socialiste.
“Primi do të thotë pushtet pa votë, pushtet pa dëshirën, mbështetjen dhe pa vullnetin e shqiptarëve. Jemi kategorikisht kundër këtij qëndrimi.
Sipas tij, sistemi elektoral dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhen parë si të lidhura ngushtë edhe me ndryshimet që mund t’i bëhen ndarjes territoriale.
“Për sa kohë ka edhe një komision të ngritur me vendim të parlamentit për të adresuar Öështje të reformës territoriale, duhet pare me kujdes pikëprerjet që puna e dy komisioneve do të ketë”, theksoi ai,
Në Komisionin e Posaçëm të ngritur në Kuvend nga PD e drejtuar nga Berisha merr pjesë vetëm Oerd Bylykbashi.
LEXONI GJITHASHTU
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
“Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara