Shpërndahen me forcë dy protestat, ndjekje penale organizatorëve

17 Qershor 2020 | 14:25

Policia ka shpërndarë dhe proceduar penalisht 11 persona si organizatorë të dy protestave të mbajtur sot në Tiranë. Bëhet fjalë për protestën e disa punonjësve të Shoqatës së Transportit Publik që tubuan para Ministrisë së Infrastrukturës, që kërkonin të lejohet lëvizja e mjeteve të transportit publik dhe protestës së një grupi studentësh para Ministrisë së Arsimit, të cilët kërkonin uljen e tarifave të studimit.

Të dy protestat e zhvilluara njëkohësisht, janë konsideruar nga Policia si të paligjshme dhe janë shpërndarë. Gjithashtu, ka nisur procedimi për 11 persona të  identifikuar si organizatorë të protestave. Policia para se të ndërhynte për të shpërndarë tubimet, ka bërë thirrje me megafon që protestuesit të shpërndahen, të mbajnë distancë sociale nga punonjësit e Policisë dhe nga njëri-tjetri, duke i paralajmëruar se në rast mosbindje, do të ndërhyjë në bazë të ligjit.

Pas thirrjeve, Policia shpërndau protestuesit, duke bërë disa shoqërime dhe ka filluar procedimin penal për 7 persona si organizatorë të tubimit tek Ministria e Infrastrukturës dhe për 4 të tjerë si organizatorë të tubimit te Ministria e Arsimit, pasi kanë organizuar dhe protestuar në mënyrë të paligjshme, në kohë pandemie.

Ndërhyrja e policisë për të mos lejuar grumbullime të shumë personave vjen pas paralajmërimit që kryeministri, Edi Rama bëri një ditë më parë, duke iu referuar numrit të rritje të të prekurve me COVID-19. “Nuk do të lejojmë më asnjë grumbullim, qoftë dhe politik. Policia e Shtetit duhet dhe do të bëjë detyrën kudo qoftë në çdo km të Republikës së Shqipërisë. Kush merr pjesë në grumbullime do të penalizohet drejtpërdrejtë individualisht”, tha Rama.

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë identifikuar 50 raste të reja me COVID-19 nga kryerja e 333 testimeve. Ndërkohë në shërbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar. Në Shqipëri janë aktualisht 608 persona aktivë me COVID-19, ku zonat me numrin më të lartë të të prekurve janë në Tiranë, Shkodër, Krujë.  

Lexoni gjithashtu:

Protestat e shoqatave, reagon ministria: Në kushtet e emergjencës nisja e punës nuk varet nga ne

Studentët kërkojnë heqjen e tarifës për vitin shkollor 2019-2020

Shoqatat e transportit publik në protestë për ndihmë nga shteti

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026