Pakti detar Shqipëri-Greqi, si u zhbë nga Kushtetuesja marrëveshja e vitit 2009
Marrëveshja e firmosur më 27 prill të vitit 2009 mes Shqipërisë dhe Greqisë e quajtur “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese 1 vit më vonë, më 15 prill të 2010.
4 ishin argumentet e përdorur nga Gjykata Kushtetuese që nuk ishin në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë:
1- Mospajisjen e delegacionit shqiptar me plotfuqi të rregullt nga Presidenti i Republikës për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e marrëveshjes;
2- Mangësitë serioze në përmbajtjen e marrëveshjes
3- moszbatimin e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare midis dy vendeve me qëllim arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm
4- Mosmarrjen parasysh të ishujve si rrethana të veçanta në delimitimin e hapësirave detare.
Në lidhje me arsyen e parë, Gjykata vlerësoi se Kushtetuta në nenin 92 të saj i jep Presidentit të drejtën të lidhë marrëveshje ndërkombëtare në emër të Shqipërisë, dhe presidenti këtë e shfrytëzon duke i dhënë autorizimin Ministrit të Jashtëm dhe grupit negociator që ta çojnë përpara negociatën. Marrëveshja e 2009 e kishte shmangur Presidentin nga kjo e drejtë
Arsyeja e dytë ka të bëjë në mangësitë serioze në përmbajtjen e marrëveshjes. Kjo ka të bëjë më së shumti me titullin e marrëveshjes. Sepse në titull thuhet vetëm që po delimitohet zonat përkatëse, shelfi kontinental dhe zonat e tjera detare por siç argumentoi Gjykata, pala shqiptare duhet të specifikonte me detaje se çfarë do të negocionte duke mos e lënë evazive. Kjo sepse një marrëveshje e tillë mund të sillte humbje të sipërfaqe të detit nga ana e Shqipërisë.
Në lidhje me arsyen e tretë, Gjykata Kushtetuese e vlerësoi si të pasaktë dhe disavantazhuese për Shqipërinë përdorimin e ndarjes me parimin e vijës së mesit të sipërfaqeve detare. Ky parim nuk merr parasysh synimin për ndarjen sa më të drejtë dhe të ndershme mes palëve. Kjo sipas gjykatës do të ndodhte nëse do të merrte parasysh ndarjen e detit territorial ndërmjet brigjeve ballë për ballë, gjatësinë e bregut, formën etj. Ky parim përcaktohet edhe në Konventa ndërkombëtare si parimi i Ekitesë, i ndarjes së ndershme të sipërfaqes detare. Parimi i vijës së mesit, duke mos marrë parasysh natyrën e ishujve dhe masave shkëmbore do të sillte një humbje të detit për Shqipërinë.
Arsyeja e katërt, ka të bëjë me disa ishuj që janë shumë të vegjël dhe të pabanueshëm dhe pa jetë ekonmike. Në marrëveshjen e vitit 2009, Ishulli i Othonoit, Lazaretos, Erikuza dhe shkëmbi Barketa që janë shkëmbinj ujorë, u është dhënë e njëjta peshë si toka kontinentale e Shqipërisë dhe ndarja e vijës së mesit është përcaktuar nga këto ishuj. Jo do të bënte që kufiri i detit të vinte shumë pranë brigjeve shqiptare.
Prandaj Gjykata i është referuar zgjidhjeve të tjera ku këtyre ishujve i është dhënë peshë e pjesshme ose nuk i është dhënë peshë fare. Si pasojë marrëveshja u quajt në kundërshtim me nenet 3,4,7 dhe 92 të Kushtetutës
Me ardhjen e qeverisë socialiste, bisedimet për delimitimin nisën sërish. Këtë herë u rregullua titulli i marrëveshjes dhe u mor plotfuqia e Presidentit, por bisedimet nuk patën asnjë fund. Në media, ish minsitri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, tha se Shqipëria kishte pranuar që Greqia të shpallte 12 milje det territorial, por kjo shpallje mund të ndodhë vetëm në 10 zona nga 150 zona kufitare mes dy vendeve. Kjo deklaratë e ish-diplomatit grek, alarmoi Turqinë, sepse nëse kjo do të përdorej dhe në delimitimin e hapësirës detare mes Turqisë dhe Greqisë, kufiri do të shkonte gati në bregdetin turk.
Që atëherë, marrëveshja midis Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka ecur përpara.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania