Unpublished | Vrasjet me pagesë, profili i një “killeri” shqiptar, kush qëllon me snajper?

17 Qershor 2020 | 17:05

Emisioni “Unpublished” në Euronews Albania në puntatën e 5-të të, ka trajtuar çështjen e vrasjeve me pagesë, që mesa duket po kthehet në një fenomen në vendin tonë. Nga 23 vrasje që kanë ndodhur për këtë vit pa u mbyllur 6-mujori i parë, disa prej ekzekutimeve dyshohet të kenë qenë të paguara.

“Unplubished” solli profilin e një “killeri” shqiptar dhe tipologjinë e vrasësve me pagesë në skedarët e Policisë. Ata që marrin porosi nga individë apo banda të ndryshme dhe qitësit apo ekzekutorët e grupeve kriminale.

Lidhur me ngjarjet e fundit si atentati me snajper në Elbasan apo vrasja e Hekuran Billës në “Komunën e Parisi”t, eksperti kriminalist Artan Rexhepi që ka hetuar dhjetëra vrasje tha për Unplublished se në çdo rast nuk ka krim perfekt. Sipas tij, autorët kanë lënë prova pas por duhet më shumë mbështetje për Policinë Shkencore.

Studiuesi dhe ish-zv. drejtori i Shërbimit informative Shtetëror, Bujar Rama tregoi për “Unpublished” se një killer me pagesë është i prirur të rrjedhë nga një familje me problem dhe me dhunë. Sa i takon atentateve me snajper, Rama tha se shteti duhet të skedojë ish-komandot apo ish-specialët e policisë pasi janë të rriskuar të kalojnë në anën e krimit.

Ky shqetësim mbështetet edhe nga ish-drejtuesi i policisë dhe ish-deputeti, Asllan Dogjani, i cili thekson se në atentatet me snajper, autorët me shumë gjasa kanë formim ushtarak. Sipas Dogjanit, policia duhet t’i rikthehet objektivit të saj, luftës me krimin dhe të mos merret me aksione jashtë kompetencave të saj.

“Unpublished” solli një analizë të disa prej vrasjeve me pagesë më të bujshme të dakadës së fundit, shumica prej të cilave, fatkeqësisht nuk janë zbardhur ende.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026