LSI përgatitet për kthimin e Metës, Caka: Më 7 korrik do jemi në shesh
Në 25 korrik Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbledhë Konventën Kombëtare, ku pritet rikthimi i Ilir Metës pas mandatit 5 vjeçar në Presidencë.
Ish-deputetja e LSI, Silva Caka tregon se çfarë po ndodh në këtë parti gjatë këtyre muajve para Konventës.
“Që nga momenti që ne kemi shpallur edhe datën e Konventës Kombëtare që do të mbahet në 25 korrik, takimet janë intensifikuar, njerëzit janë duke u riorganizuar. Edhe konventa në vetvete ka nevojë për organizimin e saj, pasi përveç organizimit të saj ka edhe një qëllim tjetër të qartë, që janë zgjedhjet e ardhshme lokale”, u shpreh ajo.
Përtej rikthimit të Metës, sipas Cakës në LSI nevojitet një rifreskim një gjithë strukturave drejtuese në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Pjesa më e madhe e drejtuesve të forumeve, apo edhe organeve të tjera. Qoftë edhe kryesia sot janë të komanduar dhe do duhet të ketë një rifreskim të këtyre strukturave. Për këtë gjë do të ketë një vendim të Konventës”, theksoi Caka.
Protesta e 7 korrikut pritet të jetë një tjetër moment i konsolidimit të bashkëpunimit të LSI me PD-në e Berishës.
“Nuk do të jemi figurativisht, por do të jemi aty e gjithë kupola e LSI. Do të jemi të gjithë bashkë me strukturat e LSI të organizuara edhe nga rrethet”, tha ish-deputetja.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta