Rikthehet frika në Gjermani, 650 punonjës të një thertoreje të infektuar me COVID-19, ndalohen eventet deri në tetor
Rikthehet frika e një vale të dytë të pandemisë në Gjermani. Dhe alarmi vjen nga një thertore në veri të vendit, në Gutersloh ku rreth 650 punonjës rezultuan pozitivë me COVID-19.
Mijëra qytetarëve iu është kërkuar të qëndrojnë në karantinë ndërsa si masa paraprake autoritetet kanë mbyllur edhe shkollat dhe kopshtet.
Kancelarja Angela Merkel tha se ajo “mirëpriti” masat për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit në zonë.
Gjermania është vlerësuar gjerësisht për menaxhimin e situatës nga pandemia.
Pavarësisht se ka popullsinë më të madhe në BE, Gjermania deri më tani ka regjistruar më pak se 9,000 vdekje
Por pavarësisht rinisjes së aktiviteteve, disa masa do të vijojnë të jenë në fuqi një ditë më parë qeveria njoftoi se deri në fund të tetorit do të ndalohen të gjitha eventet e mëdha ku grumbullohen shumë njerëz.
Protestat dhe demonstrimet do të vazhdojnë të lejohen, por dokumenti thotë se autoritetet duhet të ndërmarrin hapa për të zvogëluar rreziqet e infeksionit
Pas konsultimeve me kryeministrat e 16 shteteve të Gjermanisë, kancelarja Merkel iu bëri thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm, të mbajnë distancën sociale si dhe të përdorin maska.
“Për sa kohë që nuk ka ilaç ose vaksinë në dispozicion, duhet të jetojmë me pandeminë. Dhe këto janë masat themelore që mund t’i përmbahemi për të mbrojtur njëri-tjetrin”, – ishte mesazhi i Merkel.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.