Shtohen rastet me COVID-19 në rajon, shtetet fqinje mendojnë për ashpërsim të masave

18 Qershor 2020 | 05:28

Vala e shtimit të rasteve qe rezultojnë pozitiv me COVID-19 ka përfshire jo vetëm Shqipërinë, por edhe shtetet e rajonit. Në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut diskutohet ashpërsimi i masave.

Me lirimin e masave dhe heqjen e kufizimeve të fashave orare rastet e konfirmuara pozitive me coronavirus në rajon kanë regjistruar rritje të fortë.

Në Kosovë janë konfirmuar 77 raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit. Mes të infektuarve janë punëtorë të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjencive, kompani tregtare dhe biznese private.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, ka paraqitur në mbledhjen e qeverisë kërkesën e vet të koordinuar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike që detyron institucionet private dhe publike të riorganizojnë punën.

Shtimi i rasteve me coronavirus në Kosovë ka bërë që autoritetet të vendosin që maska të jetë e detyrueshme në ambientet publike.

Maqedonia e Veriut vazhdon të goditet nga vala e përhapjes së COVID-19 duke shënuar 193 të prekur nga virusi në 24 orët e fundit duke e çuar në 4482 numri total të të infektuarve. Numri më i lartë i të infektuarve u raportua në Shkup me 140 të tillë.

Në 24 orët e fundit, Covid-19 u mori jetën 9 personave, ndërsa janë shëruar dhe 46 pacientë. Si pasojë e pandemisë presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski e shtyu deri më 22 qershor gjendjen e jashtëzakonshme.

Ndërkohë tërësisht ndryshe paraqitet situata për Malin e Zi. Shteti që nga 24 maji nuk shënonte asnjë të infektuar, raportoi në14 qershor një rast të i ri.

Më 15 qershor, një tjetër rast i importuar u raportua në vend. Që nga 15 qershori, ka dy raste aktive në Mal të Zi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026