Sofja dëbon 70 diplomatë rusë, Petkov: Punonin kundër interesave të Bullgarisë
Pa dhënë shumë detaje, kryeministri në ikje i Bullgarisë, Kiril Petkov njoftoi se po dëbonte nga vendi 70 diplomatë të akredituar në ambasadën ruse në Sofje.
“Ua bëj të qartë të gjitha vendeve, jo vetëm Rusisë por kujtdo që punon kundër interesave të Bullgarisë, Bullgaria ka shërbime që punojnë për interesat e saj”, tha Kiril Petkov, kryeministër i Bullgarisë.
Petkov nënvizoi se nuk mund të thoshte shumë për shkak të informacionit të klasifikuar, por saktësoi se për shumicën e të dëbuarve, statusi diplomatik ishte vetëm një mbulim.
“Ne presim që avioni me 70 diplomatët të kthehet në Moskë të dielën”, u shpreh Petkov.
Ndërsa presidenti bullgar Rumen Radev nuk doli me një qëndrim zyrtar.
“Shpresoj që kryeministri të ketë dalë me këtë qëndrim në bazë të informacioneve solide dhe të besueshme, si dhe të ketë marrë parasysh pasojat”, theksoi Rumen Radev, president i Bullgarisë.
Të 70 diplomatët rusë duhet të largohen nga Bullgaria brenda 3 korrikut.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet