Grevat dhe vonesat në aeroporte çorodisin transportin ajror në BE
Grevat, vonesat dhe mungesa e stafit po e kthejnë transportin ajror evropian në ferr për këtë verë. Shtetasi belg Daniel Rothier është mes viktimave.
Udhëtimi i tij në Verona më herët gjatë muajit u kthye në makth, kur fluturimi i tij u anulua pa asnjë sqarim.
“Më 7 qershor mësuam përmes email-it se fluturimi i 8 qershorit ishte anuluar. Zgjidhja e vetme që u propozua ishte të gjenim një vend në avionin e 10 qershorit, dy ditë më vonë. I kërkuam hotelit ku po qëndronim nëse mund të na strehonte më gjatë. Pas disa përpjekjeve ia arritëm, por jo me të njëjtin çmim. Avioni ishte i “Ryanair”. Nuk na dhanë asnjë sqarim. U përpoqëm t’i kontaktonim me email dhe telefon, por nuk morëm përgjigje”, thotë Daniel Rottier, pasagjer.
Tani Daniel pretendon kompensim për shpenzimet shtesë. Në bazë të rregullave të BE-së, nëse fluturimi anulohet, linja ajrore duhet t’u japë udhëtarëve një rimbursim, ose duhet t’u riorganizojë fluturimin qoftë me një linjë ajrore tjetër. Gjithashtu, të dëmtuarit i takon edhe kompensimi shtesë për shpenzimet e qëndrimit.
Por organizatat për konsumatorët denoncojnë se kompanitë ajrore i lënë pasagjerët në terr informativ dhe kërkojnë që kompensimi të bëhet automatik.
“Nëse ka një stuhi, apo një grevë nga stafi i aeroportit, që është një rrethanë e jashtëzakonshme, ju nuk e keni të drejtën e kompensimit. Ndërsa në situata të tjera, po. Vlera e këtij kompensimi ndryshon në bazë të distancës së fluturimit”, shprehet Steven Berger, nga Organizata Evropiane e Konsumatorëve.
“Ryanair” deklaron se i informon pasagjerët për të drejtat e tyre, por organizatat civile pretendojnë se shumica e kompanive dështojnë t’i bëjnë ato të qarta.
Problemi ka gjasa të përkeqësohet pasi grupet ndërkombëtare po anulojnë mijëra fluturime në prag të verës. Pasagjerët këshillohen të mbajnë të gjitha faturat e tyre dhe të kërkojnë të drejtat e tyre, çfarëdo që të ndodhë.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi