Chelsea zyrtarizon Werner, sulmuesi pritet të transferohet në Londër në muajin korrik
Timo Werner tashmë është zyrtarisht një lojtar I Chelseat. Lajmin e konfirmoi vetë klubi londinez nëpërmjet një njoftimi zyrtar. Për sulmuesin ishin të interesuara edhe ekipe si Liverpool dhe Manchester United por londinezët ja dolën që të siguronin lojtarin.
Sulmuesi që aktualisht aktivizohet ne Leipzig në kampionatin gjerman do të luajë edhe dy ndeshjet e mbetura të bundesligës me ekipin e tij, më pas në muajin korrik pritet që të bashkohet me blutë e Londrës.
Mësohet se Chelsea ka shpenzuar shumën e 55 milionë eurove për të siguruar Werner i cili pritet të firmosë një marrë veshje deri në vitin 2025.
Sulmuesi është i dyti në listën e golashënuesve të bundesligës me 26 realizime.
Për të shfaqi interes edhe Bayern Munich por ishte vetë lojtari që u mbylli derën bavarezëve pasi dëshira e tij ishte të luante jashtë Gjermanisë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania