Kompensimi financiar i ndërtuesve ‘përplas’ Ahmetajn dhe Dumën në Kuvend
Kuvendi po diskuton këtë të enjte aktin normativ për kompensimin financiar të ndërtuesve.
Ky akt synon të ndihmojë kompanitë që kanë marrë përsipër ndërtimin e veprave publike duke i kompensuar për rritjen e çmimeve të disa materialeve. Vendimi është kundërshtuar nga opozita në komisionet parlamentare.
Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj tha gjatë seancës se kriza e çmimeve është pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.
“Debati është për një akt normativ që në titull ka kompensimin. Pyetja është fare e thjeshtë, çfarë është duke bërë qeveria me këtë akt dhe a ka logjikë vazhduese të filozofisë së një qeverie? E gjitha bota e ka prenuar se kriza e çmimeve është konsegencë e shumëfishtëe agresionit rus, që nga energjia e deri te ushqimet”, u shpreh Ahmetaj.
Ndërsa, deputetët e opozitës thanë se kemi të bëjmë me një vendim klientelist të qeverisë.
“Ky parlament, potencialisht 140 deputetë janë mbledhur për aktin normativ nr.10 që ca kompani të mëdha, që e kanë të sigurtë tregun se kanë marrë tenderat publikë. Ju shqetësoheni se aksionerët e peshqeve të mëdhenj, marrin apo jo rimbursimin e kontratave të tenderave publikë”, theksoi Duma.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta