Miroslav Lajçak: Dyshoj se arrihet një marrëveshje Kosovë-Serbi pa praninë e BE-së

18 Qershor 2020 | 13:01

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka kërkuar nga krerët institucionalë dhe politikë të Kosovës që të jetë të bashkuar në dialogun me Serbinë.

Pas takimeve që pati gjatë dy ditëve të fundit, përmes një konference për mediat, diplomati sllovak tha se nuk ka marrë asnjë ftesë për iniciativën e 27 qershorit për rifillimin e dialogut në Uashington.

Ai tha se ka biseduar me kryeministrin Hoti, dhe sipas tij  ki i fundit duhet të udhëheqë dialogun me Serbinë.  Diplomati sllovak u shpreh se e ardhmja e Kosovës është në Evropë, ndërsa i ka quajtur spekulime të gjithë raportimet në lidhje me shkëmbimet e territoreve .

Ndonëse po qëndron në Kosovë prej tri ditësh, i dërguari i BE-së për dialogun nuk dha një datë se kur pritet të rinisë dialogu mes dy shteteve në Bruksel. Ai theksoi se këtë fakt do ta bëjë publik pas përfundimit të vizitës në Serbi.

“Jam i gatshëm dhe i përkushtuar që të rifillojmë dialogun dhe t’iu ndihmojë palëve për një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Marrëveshje e pranueshme dhe e qëndrueshme. Në takimet e mia kam theksuar se Kosova duhet të jetë e bashkuar në dialog. Dialogu duhet të jetë mbi politikën”, tha ai, raporton Kosova Press. 

Diplomati Lajçak ka theksuar se Bashkimi Europian nuk mund të lihet në “hije” në procesin e dialogut mes dy shtetesh, pasi siç shton ai, vetë unioni europian  është i përkushtuar të sigurojë të ardhme evropiane për palët e përfshira në dialog.

“Kam dyshime serioze se një marrëveshje e mirë mes Kosovës dhe Serbisë  mund të arrihet pa praninë e BE-së”, tha ai.

Gjatë komunikimit me mediat, i dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi foli edhe për procesin e liberalizmit të vizave.  Ai u shpreh se ato do të hiqen, por e gjithë kjo është çështje kohe.

 “Unë mendoj si ju, vërtet besoj se vizat duhet t i largohen Kosovës. Komisioni Evropian ka qenë i qartë, fatkeqësisht akoma nuk ka pasur marrëveshje konsensuale mes shteteve anëtare për këtë. Unë përdori çdo mundësi të mundshme me takimet e mia që Kosova meriton liberalizim të vizave duhet të marrë liberalizimin e vizave. Për mua pyetja është kur, dhe jo nëse do të bëhet”, tha ai.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pak ditë më parë duke folur para mediave është shprehur optimist për takimin e 27 qershorit për dialogun Prishtinë-Beograd, takim ky i cili do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë.

Ai theksoi se ky takim është në favor të Kosovës, ndërsa solli në vëmendje se vendi i tij ka fituar gjithmonë kur SHBA ka ndërhyrë në çështje të tilla.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026