Ekzekutimi mafioz i Hekuran Billës, Policia vë në pranga njërin prej autorëve të dyshuar

18 Qershor 2020 | 14:18

Hekuran Billa u vra për gjakmarrje. Në këtë konkluzion ka dalë Policia e Tiranës e cila arrestoi njërin prej autorëve të dyshuar Sebastian Malin, nipin e Prelë Markut i cili në vitin 2006 është ekzekutuar në Angli nga Billa.

Sipas burimeve 22-vjeçari ka patur rolin e vëzhguesit ndërsa hetuesit dyshojnë se 2 automjete të tjera veç asaj të vrasësve që u dogj, morën pjesë si bashkëpunëtorë në zonën e Komunës së Parisit.

Njëri prej tyre ka ndjekur Billën ndërsa makina tjetër ka lajmëruar vrasësit se viktima ndodhej i parkuar pranë qendrës tregtare.

Në kërkim për vrasjen është shpallur edhe Viktor Marku, vëllai i Prelë Markut të vrarë në Angli ndërsa policia dyshon se ai mund të jetë larguar jashtë vendit përmes kufirit të gjelbër.

Hekuran Billa në vitin 2006 u dënua nga një gjykatë angleze me burgim të përjetshëm por më pas u ekstradua në Shqipëri ku edhe fitoi lirinë.

Ai ishte pjesë e një bande që grabisnin paratë e parkimit në kasat rrugore të vendosura në Westminister.

Rivaliteti mes grupeve për zonat e vjedhjes çoi në një konflikt,i  cili përfundoi me vrasjen e Prelës, në atë kohë 22-vjeçar dhe plagosjen e 3 personave të tjerë.

Lexoni gjithashtu: 

FOTO l Ekzekutim i tipit mafioz në Tiranë, shkak dyshohet hakmarrja

VIDEO| Skema e atentatit, ndjekja dhe precizioni i qitësit pasagjer në mjetin e autorëve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026