Rusia vijon me bombardimet në Ukrainë, nevojë për ndihma humanitare

1 Korrik 2022 | 10:29

Autoritetet ukrainase pranojnë se qyteti Lysychansk ndodhet në një situatë shumë të vështirë.

Bombadimet ruse, pretendojnë zyrtarët, as nuk i lejojnë civilët të largohen.

Siversk, është një nga qendrat e fundit të banimit përpara se të arrini në Lysychansk, ku mund të shihen ndërtesa të shkatërruara dhe vetëm rrënim. Banorët dalin për të marrë ujë të pijshëm për ta çuar në shtëpitë e tyre gjysmë të rrënuara.

“Pothuajse 16 milionë njerëz në Ukrainë kanë nevojë për ndihmë humanitare; ujë, ushqim, shërbime shëndetësore, një çati mbi kokë, mbrojtje. Këto janë shifra që Kombet e Bashkuara janë në proces të rishikimit”, shprehet Osnat Lubrani, koordinatore humanitar për Ukrainën.

Ana e kundërt e medaljes për Kievin ka qenë suksesi në dëbimin e trupave ruse nga ishulli i gjarpërinjve, një terren i rëndësishëm për sulmet e mundshme detare në territorin ukrainas, përfshirë Odesën. Edhe Rusia pretendon se është “tërhequr”.

Përqendrimi i luftës në Donbas po jep efektin e dëshiruar për Vladimir Putinin, i cili gradualisht po fiton terrenin që forcat  e tij separatiste nuk kanë mundur të fitojnë gjatë viteve të luftës. Por, është e pamundur të dihet se sa larg dëshiron të shkojë Putin brenda Ukrainës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026