Kurti për paralajmërimin e Vuçiç: Dikush mund të jetë trembur në Bruksel
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas paralajmërimit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç se mund të tërhiqet nga dialogu.
Kurti e konsideroi të gabuar deklaratën e Vuçiç, duke shtuar se dikush mund të jetë trembur në Bruksel, raporton Kosova Press.
“Problemi mbase qëndron tek paralajmërimet nga Beogradi se ata mund te dalin nga dialogu. Mendoj se po bëjnë gabim dhe kjo mund ta ketë trembur pak dikë në Bruksel”, tha ai.
Sipas Kurtit, situata tashmë ka ndryshuar pas vendimit të qeverisë së tij për reciprocitet për letërnjoftime dhe për afatin për regjistrimin e veturave me targa të vjetra.
Kjo ka shkaktuar reagim në Beograd, pasi Vuçiç tha se me këtë vendim, Kosova po krijon një konflikt të madh.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano u shpreh se Kosova ka të drejtë për heqjen e targave KM dhe regjistrimin e tyre me RKS, por se kjo duhet bërë gradualisht.
LEXONI GJITHASHTU
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania