Formula për KQZ, Këshilli Politik nuk gjen konsensus
Mbledhja e Këshillit Politik, e cila nisi rreth dy orë më parë për reformën zgjedhore ka përfunduar pa konsensus. Partitë politike nuk kanë gjetur ende dokordësinë për formulën e KQZ-së.
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi pas takimit në Këshillin Politik, u shpreh për mediat se mazhoranca nuk ra dakord për propozimin e tyre në lidhje me përzgjedhjen e anëtarëve e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Sot në Këshill diskutuam propozimin e dytë të opozitës së bashkuar në lidhje me KQZ-në. Ju e dini që ne kishim bërë një propozim tjetër, por sot me qëllim që marrëveshja të zbatohet, duke siguruar të gjitha garancitë e procesit të emërimit të anëtarëve të KQZ, që të jenë profesionistë dhe që gëzojnë respekt te spektri politik si dhe të sigurojnë që në nxjerrjen e akteve nënligjore nuk do kemi mazhorancë që do shkatërrojë zgjedhjet. Ne i kërkuam mazhorancës me këtë hap të dytë, të heqë dorë nga këmbëngulja që me çdo kusht të çojnë në një proces që nuk kalon nga Kuvendi. Ajo nuk e pranoi duke arsyetuar që sistemi i propozuar prej nesh politizon”, tha Bylykbashi.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri , u shpreh se mazhoranca do të garantojë opozitën, që do të miratojë çdo kandidaturë të ofruar prej saj për KQZ-në e re.
“Procedura parlamentare siguron mjaftueshëm garanci. Skema e KQZ-së e përdorur më parë nuk ka qenë problem. Mazhoranca garanton që përfaqësuesit apo ekspertët që do të konkurrojnë për këto pozicione do të kenë mbështetjen e mazhorancës nëse do të kenë edhe mbështetjen e PD-së. Brenda skemës që komplikuar, e cila duhet thjeshtuar mund të ketë zgjidhje. I kërkuam PD-së të reflektojë pjesëmarrjen e deputetëve në këtë proces. Them se kjo formulë do të zgjidhet shumë shpejt. Në këshill zhvillohen debate dhe natyrshëm ekspertët mund të punojnë për gjetjen e një kompromisi”, tha Gjiknuri.
Më tej Gjiknuri, theksoi se opozita po kthehet brenda procedurave parlamentare, ndërsa hodhi poshtë pretendimi e opozitës se formula për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së ngjason me ato të organeve të reja të drejtësisë.
“Gjëja e parë është që PD po vjen tek skema brenda Kuvendit dhe e përshëndes. Skema nuk është e ngjashme me atë të drejtësisë”, tha ai.
Rudina Hajdari nuk ishte prezente në takimin e Këshillit Politik, kjo pasi agjenda e saj nuk ia mundësonte të merrte pjesë.
Lexoni gjithashtu:
Hajdari duartrokitet për mbështetjen e reformës në drejtësi, replika me Ramën për listat e hapura
Këshilli Politik ndahet për KQZ, Alibeaj: Formula jonë është e ndershme dhe proporcionale
Denar Biba: Propozimi për reformimin e KQZ-së, ‘dezhavu’ në limitet e seriozitetit
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West