Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Berisha: Paplekaj qëlloi për vetëmbrojtje

1 Korrik 2022 | 12:38

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e konsideron si ndër më të rrezikshmet, ngjarjen e ndodhur katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, në Elbasan ku u vra Pjerin Xhuvani.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se sipas dëshmive, Arbër Paplekajt, autorit të ngjares, i rrezikohet jeta dhe qëlloi për vetëmbrojtje.

“Ai kishte qenë një oficer në Afganistan, në misione shumë të rrezikshme. Kjo përbënte një garanci që të mos përdorte armë në qytet, jashtë kushteve të vetëmbrojtjes. Nuk mund të qëllonte te ata që i rrezikonin jetën. Në anën lindore të rrugës, sipas dëshmive, karshi tij ishin dy tyta revolesh që po qëllonin, çka shpjegoi pse qëlloi Arbër Paplekaj, qëlloi për vetëmbrojtje”, u shpreh kryedemokrati.

Sipas tij, në këtë ngjarje janë të implikuar kryeministri Edi Rama, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Berisha nënvizoi se në rrashin politik, përgjegjësia kryesore bie mbi deputetin socialist, Taulant Balla teksa shtoi se edhe deputeti demokrat, Gazment Bardhi është përgjegjës.

Për këtë vrasje, në burg është Arbër Paplekaj, ish-efektiv i RENEA-s, pjesë e SMV (strukturës së mbrojtjes së votës) që në atë kohë u ngrit nga Partia Demokratike.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke përgatitur fjalimin që do të mbajë të premten në mbledhjen e grupit...
21:52 | 23/07/2026