Legalizimi i kanabisit, Berisha: Rama zbaton doktrinën shkatërrimtare të Soros

1 Korrik 2022 | 12:56

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar projektligjin për legalizimin e kanabisit.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se kjo nismë është në zbatim të doktrinës së Sorosit.

“Edi Rama e bën këtë në zbatim të doktrinës së George Soros. Soros është miliarderi që i ka kërkuar OKB-së, së bashku me një president të Amerikës Latine, që të ndërpritet ccdo lloj lufte kundër drogave, pacaka se në SHBA vdesin ccdo ditë 273 persona nga droga”, tha kryedemokrati.

Ai theksoi se legalizimi i kanabisit është një damkë e madhe që i bëhet vendit. Sipas Berishës, kjo është një mbështetje e fuqishme për krimin.

Ditën e djeshme, qeveria nxori për konsultim publik ligjin për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

Jepet vetëm një licensë për kultivimin e maksimalisht 150 hektarë bimë kanabis. Serat do të jenë 5-10 hektarë.

Personi që merr licensën duhet të ketë eksperiencë në kultivimin e bimëve mjekësore. Dhe një kapital fillestar prej  100 milion lekësh.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026