BE-ja njeh certifikatat e vaksinimit kundër COVID-19 të Kosovës

1 Korrik 2022 | 20:10

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës bëri të ditur se nga data 1 korrik Bashkimi Evropian do të pranojë certifikatat e vaksinimit dhe të testimit të lëshuara nga institucionet e Kosovës për COVID-19, shkruan REL.

“Sekretariati i EU digital Certificate i Komisionit Evropian e ka njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë se është konfirmuar pranueshmëria –vendimi mbi ekuivalencën e certifikatës digjitale të vaksinës kundër COVID-19, e lëshuar nga Kosova në EU digital certificate, me qëllim lehtësimin e së drejtës së lëvizjes së lirë brenda shteteve të Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Edhe në njoftimin e Zyrës së BE-së, të lëshuar të enjten, thuhet se ky vendim vlen për të gjitha certifikatat e lëshuara “në përputhje me rregulloren e BE-së, të Parlamentit Evropian dhe Këshillit”.

Pas publikimit në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian vendimi hyn në fuqi dhe certifikata digjitale e vaksinimit kundër COVID-19 e Kosovës do të jetë e lexueshme në pikat hyrëse dhe kontrolluese brenda shteteve të Bashkimit Evropian.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026