Edicioni i 5-të i ‘Mik Festival’, artistët në Korçë për 3 netë

1 Korrik 2022 | 19:04

“Mik Festival” po bëhet gati për të nisur edicionin e pestë. Vendi ku do të zhvillohet, është sërish Korça, ku do të bashkohen në tre netë muzikore artistë të njohur shqiptarë dhe ndërkombëtar. 

Në qytetin e serenatave, janë zgjedhur 4 vendndodhje, të cilat do të kthehen në skena muzikore për artistë të rrymave të ndryshme.

Netët e festivalit të shumëpritur do të nisin në teatrin “Andon Zako çajupi” e do të zhvendosën te hani i pazarit të vjetër. Kësaj here edhe shtëpia muze e strejo Spasse do të jetë një skenë për artistë, e po ashtu edhe ishulli i Maligradit

Elina Duni, Ledina çelo, Rosela Gjylbegu janë vetëm disa nga emrat që do të performojnë, mes artistëve nga Greqia, Maqedonia e Veriut duke e integruar dhe me shfaqje baleti. Mik Festival  po ashtu një qëllim ka pasur edhe promovimin e vendeve të ndryshme në Juglindje. Festivali do të nisë nga 29 korriku deri me 31 korrik. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026