Regjistrohen 83 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë testuar 457 raste të dyshuara me COVID-19, prej të cilave 83 kanë rezultuar pozitivë.
Shpërndarja e rasateve me COVID-19është si më poshtë: 15 raste në Vushtrri, 14 në Prishtinë, 12 në Gjilan, 9 në Pejë, 9 në Mitrovicë, 8 në Dragash, 7 në Mamushë, 6 Prizren dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Obiliq dhe Skenderaj.
Sipas institutit, sot janë shëruar 5 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 973 raste. Ditët e fundit raste me coronavirus janë zbuluar edhe tek punëtorët e disa prej organizatave publike në Kosovë.
“Në javën e fundit kemi shfaqje të rasteve pozitive në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjenci, kompani tregtare dhe biznese private”, thuhet në njoftim.
Nga muaji shkurt deri sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 20.206 persona të dyshimtë me virusin COVID-19 , ndërsa deri tani janë konfirmuar 1.916 raste pozitive.
IKSHPK-ja thekson se përgjatë 24 orëve vijon mbikëqyrjen e të gjitha kontakteve, me qëllim mbajtjen e situatës nën kontroll.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut