Policia nis patrullimin me biçikleta në zonat bregdetare

1 Korrik 2022 | 22:14

Policia e Shtetit ka njoftuar se prej ditës së sotme, në të gjitha zonat bregdetare të Shqipërisë, kanë shkuar në ndihmë punonjës policie të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, patrulla të përgjithshme, Policia Rrugore dhe Policia Kriminale.

Sipas Policisë, po nga sot, në këto zona bregdetare, ka nisur patrullimi me biçikleta nga punonjësit e Policisë, një mënyrë shumë efikase kjo, për t’iu gjendur pranë në kohë reale, pushuesve që mund të kenë nevojë, përsa i përket problematikave që trajtohen nga ana e Policisë.

“Pamjet nga plazhe në Durrës, ku Policia ka nisur patrullimin me biçikleta, sikundër edhe të gjitha shërbimet e tjera të planizuara, janë në patrullim dhe në  gatishmëri 24/7. Policia e Shtetit garanton pushuesit se ka marrë të gjitha masat për një sezon veror sa më të qetë dhe fton cilindo pushues që për çdo problematikë që mund të hasë, të telefonojë në numrin pa pagesë 112 ose të dërgojë pamje filmike dhe mesazhe në Komisariatin Dixhital, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm dhe profesional.Policia e Shtetit iu uron pushuesve, pushime të mbara”, thuhet në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026