Rriten me 20% çmimet e qirave dhe apartamenteve në Durrës

2 Korrik 2022 | 10:24

Çmimet e qirave dhe apartamenteve në Durrës po arrijnë çmime të larta të paregjistruara ndonjëherë më parë.

Agjensitë imobiliare flasin për një rritje me rreth 15-20% më shumë sesa viti i kaluar.

“Për një apartament në vijën e parë të detit çmimi varion nga 1000 deri në 1200-1300 euro m2”, u shpreh Florian Tahiri, Administrator i “MEI Smart”.

Agjenti i shitjeve thotë se tek çmimet, përveç rritjes së kërkesës nga të huajt, kanë ndikuar edhe projektet për zhvillimin e qytetit.

I konsideruar gjithmonë si një qytet ku mund të bëhet plazh lirë, Durrësi mesa duket nuk ua ofron më këtë, sidomos pushuesve të tij besnikë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

“10 ditë vitin e kaluar kanë shkuar 150 euro, këtë vit 5 ditë 150 euro”, u shpreh një turist.

“Të shkosh në Mal të Zi kushtet janë më të mira”, tha një tjetër.

“Në banesën ku po qëndroj kam paguar 25 euro dhomën për një natë”, tha një tjetër.

Dy vite më parë, në të njëjtën periudhë çmimet e apartamenteve varionin nga 500 deri në 1000 euro për metër kator.

Pushuesit mund të gjenin banesa edhe me 10 euro qiranë ditore. Por,  ndonëse këtë vit këto mbeten çmime ekonomike dhe deri diku të përballueshme, “piku” i sezonit pritet të vijë me rritje të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë

Dy persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht lidhur me një konflikt të regjistruar në qytetin e Durrësit. Policia bën...
11:47 | 21/07/2026

Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

Këtë të martë është zhvilluar seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isain dhe 14 të pandehur zyrtarë të bashkisë dhe ARRSH-së. Pas nisjes së...
11:39 | 21/07/2026

Plagosja e trefishtë në Elbasan, objektiv i atentatit ishte një person tjetër. Të plagosurit ishin qytetarë të rastësishëm

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan kanë zbuluar detaje të reja...
11:31 | 21/07/2026