Emigracioni, Lituania mbron politikat e saj: S’e pranojmë si mjet presioni

2 Korrik 2022 | 13:43

Lituania është zotuar se do të vijojë politikën e saj 1-vjeçare për emigracionin, pavarësisht se Gjykata Evropiane e Drejtësisë e ka cilësuar atë ilegale.

Gjykata vendosi se vendi baltik shkeli statutin e BE-së për të Drejtat Themelore, duke kufizuar hyrjen e emigrantëve në vend.

Reagimi vjen gjithashtu pas një raporti me tone kritike të Amnesty International, që akuzonte qeverinë për shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe keqtrajtim të emigrantëve.

“Për sa kohë regjimi në Bjellorusi do ta përdorë emigracionin si mjet presioni dhe sulmi, ne do të vetëmbrohemi. Lituania do të vetëmbrohet dhe do të vijojë politikën kundër hyrjes ilegale të emigrantëve. Ajo na ndihmon të ruhemi nga sulmet hibride dhe është në interesin tonë kombëtar”, u shpreh ministrja e Brendshme e Lituanisë Agne Bilotaite, Ministre e Brendshme e Lituanisë.

Vitin e kaluar, në korrik, disa mijëra emigrantë u përpoqën të kalonin kufirin nga Bjellorusia në Lituani. Disa prej tyre u arrestuan, ndërsa garda kufitare u udhëzua të zmbrapsë ata që tentonin të hynin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026