Protesta e 7 korrikut e domosdoshme për largimin e PS-së, pretendon Berisha

2 Korrik 2022 | 20:00

Në një bashkëbisedim me shqiptarët e diasporës, kreu i PD-së Sali Berisha theksoi rëndësinë e protestës së 7 korrikut.

“Ne kemi thirrur protestë më datën 7 korrik dhe jemi të vendosur që krahas të gjitha formave të tjera të opozitarizmit, të përdorim edhe protestën, si një kusht të domosdoshëm për të çmontuar këtë regjim që ka uzurpuar të gjitha pushtetet pa votën e lirë,” – u shpreh Berisha.

Sipas tij partia që qeveris vendin përjashtoi votën e lirë, duke emëruar kryetarët e degëve dhe përjashtuar anëtarësinë nga procesi.

“Ju besoj jeni informuar se PS përjashtoi këtë vit përfundimisht votën e lirë brenda saj. Kryetarët e PS, sipas vendimit të djeshëm të Kryesisë së kësaj partie, nuk votohen më nga anëtarësia, kryetarët e degëve, por emërohen nga Edi Rama, njëlloj si dikur nga Byroja Politike dhe Enver Hoxha,” – theksoi ai.

Berisha deklaroi se diaspora ka një rol të rëndësishëm në zhvillimet e vendit ndërsa theksoi se qeveria nuk ka lejuar votën e emigracionit.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026