Eksodi i bluzave të bardha, Brahimaj: Nuk mjafton vetëm stimuli moral, duhen paga më të larta
Numri i mjekëve shqiptarë të larguar nga vendi është i barabartë me 18% të totalit të mjekëve të cilët janë aktualisht në Shqipëri.
Raporti Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare thekson se kjo është norma më e lartë në rajon pas Maqedonisë së Veriut.
Destinacionet kryesore të punonjësve të shëndetësisë janë Gjermania, Kanadaja, SHBA dhe Greqia.
Kreu i Urdhrit të Mjekëve, z. Fatmir Brahimaj tha për Euronews Albania se eksodi i mjekëve është një tendencë e viteve të fundit për të gjitha vendet e rajonit, që nga Serbia në Maqedoni të Veriut, ndërsa kundërshtoi shifrat e paraqitura në studim, duke pohuar se shifrat e të larguarve janë më të vogla se aq.
Sipas z. Brahimaj, mjekët të cilët ishin heronjtë e vërtetë në të gjithë botën gjatë pandemisë, duhen trajtuar si të tillë jo vetëm në kohë lufte, por gjithmonë, duke i vlerësuar jo vetëm moralisht, por edhe nga ana materiale.
“Muajt e pandemisë, në botë dhe në vendin tonë mjekët demonstruan cilësitë më të mira për të cilën me të drejtë u quajtën heronj, por do të thosha se heronjtë duhet të respektohen jo vetëm në luftë, por gjithmonë.
Ka problematika të ndryshme që kanë të bëjnë me vlerësimin moral dhe material për mjekët. Mirënjohjen ndaj tyre duhet ta shprehin edhe institucionet. Duhet vlerësim material, siguri dhe kushte më të mira pune, jo akte dhune ndaj bluzave të bardha”, tha z. Brahimaj.
Lexoni gjithashtu:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West