Turqia ndalon anijen ruse që po transportonte grurë ukrainas
Autoritetet doganore në Turqi kanë ndaluar një anije ruse mallrash që transportonte drithë për të cilën Ukraina thotë se është e vjedhur.
Lajmi u bë i ditur nga ambasadori i Ukrainës në Turqi, Vasyl Bodnar, shkruan Reuters.
“Ne kemi bashkëpunim të plotë. Anija ndodhet aktualisht në hyrje të portit, ajo është ndaluar nga autoritetet doganore të Turqisë”, u shpreh ai.
Bodnar tha se fati i anijes do të vendosej nga një takim i hetuesve të hënën dhe se Ukraina shpresonte për konfiskimin e grurit.
Ukraina i kishte kërkuar më parë Turqisë të ndalonte anijen e ngarkesave me flamur rus, Zhibek Zholy.
Ukraina ka akuzuar Rusinë për vjedhjen e grurit nga territoret që forcat ruse kanë nën kontroll që nga fillimi i pushtimit të Moskës në fund të shkurtit.
Por pretendimet e tyre janë hedhur poshtë nga Kremlini.
LEXONI GJITHASHTU
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë