Tre të vrarë nga të shtënat me armë në qendrën tregtare në Danimarkë
Një person i armatosur ka vrarë tre persona dhe ka plagosur të tjerë, tre prej tyre në gjendje kritike, në një nga qendrat tregtare më të mëdha të Danimarkës, thotë policia.
Një 22-vjeçar danez është arrestuar dhe akuzohet për sulmin. Policia thotë se motivi mbetet i paqartë, por nuk mund të përjashtohet një akt terrorist.
“Papritmas dëgjuam të shtëna. Mendoj se dëgjova dhjetë të shtëna dhe më pas vrapuam nëpër qendrën tregtare dhe përfunduam në një tualet, u grumbulluam në një tualet të vogël, ishim 11 persona. Ishte vërtet nxehtë dhe ne prisnim, ishim vërtet të frikësuar. Ka qenë një përvojë e tmerrshme”, shprehet Isabela
Qindra të rinj ndodheshin në atë në zonë për një koncert të këngëtarit britanik Harry Styles
“Ishte e tmerrshme. Ju mund të pyesni se si një person mund t’ia bëjë këtë një qenieje tjetër njerëzore”, u shpreh Hans, i cili kishte çuar dy vajzat e tij në koncert.
Kryeministrja Mette Frederiksen u bëri thirrje danezëve të qëndrojnë së bashku dhe të mbështesin njëri-tjetrin në këtë kohë të vështirë.
Të shtënat vijnë pak më shumë se një javë pasi një person i armatosur hapi zjarr jashtë një bari ku qëndronin persona të komunitetit LGBT në Oslo në Norvegjinë fqinje, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 21 të tjerë.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi