Kapet një arsenal armësh në Yrshek të Tiranës, dyshimet e policisë
Hetimi për sulmin me armë ndaj një kompleksi të boshatisur në rrugën dytësore Tiranë-Vorë e çoi policinë në bazën e një grupi kriminal. Në fshatin Yrshek në një banesë 1 katëshe , efektivët e komisariatit nr. 6 zbuluan një arsenal të tërë armësh.
Pronari i saj Gëzim Haroku i cili qëlloi me breshëri automatiku mbi kompleksin u vu në pranga ndërsa në kërkim u shpall bashkëpunëtori i tij Erigres Mihasi. Ata dyshohet se janë anëtarë të një bande të njohur kriminale që vepron në Tiranë.
Mihasi ka qenë i skeduar edhe më parë nga policia dhe njihet si person i afërt i Santiago Malkos, ish-policit të ekzekutuar gushtin e 2019-ës në kryeqytet.
Në banesën një katëshe në Yrshek policia sekuestroi 15 armë zjarri mes tyre edhe 2 automatikë mp7, granata dhe tritol si dhe dy motorë sportivë dhe një automjet që dyshohet se janë përdorur edhe në ngjarje të tjera kriminale.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi