Berisha: Më 7 korrik, t’i tregojmë botës se ne vendosim për fatet e vendit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se në protestën e 7 korrikut, demokratët, por edhe qytetarët e thjeshtë duhet t’i tregojnë botës se janë ata që vendosin për fatet e vendit.
Në një bashkëbisedim me anëtarë të FRPD-së, Berisha u shpreh se nuk mund të pajtohen me regjimin e kryeministrit Edi Rama.
“Këto dy ditë që na ndajnë nga data 7 korrik, ju ftoj të bëjmë gjithçka për të bashkuar çdo të ri, çdo të re, anëtarë dhe jo të forumit rinor për të dalë në shesh dhe për t’i treguar këtij regjimi se monizmi kurrë nuk kalon mbi ne. Ne nuk pajtohemi kurrë me monizmin. Për t’i treguar botës se fatin e këtij vendi do ta vendosim ne, se për lirinë tonë do vendosim ne”, theksoi kryedemokrati.
Ai e cilësoi betejën ndaj Ramës, si një betejë të dytë të madhe dhe më e rëndësishme se ajo e vitit 1990.
LEXONI GJITHASHTU
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk