Dy ditë para zgjedhjeve, Cakaj apel shqiptarëve të Luginës: Silluni me vetëdije kombëtare

19 Qershor 2020 | 16:53

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka shprehur mbështetje kundrejt partive politike shqiptare, që janë pjesë e listës së Luginës së Bashkuar.

Me një postim në faqen e tij zyrtare “Facebook”, Cakaj  thotë se në zgjedhjet e së dielës në Serbi, me rëndësi është fakti që partitë shqiptare, të dinë të ruajnë një unitet të brendshëm dhe të përfaqësojnë të drejtat e shqiptarëve.

“Më tepër se kurdo herë tjetër, ruajtja e frymës së bashkëpunimit ndër-partiak e unitetit të brendshëm politik është e rëndësisë së patjetërsueshme në Luginën e Preshevës dhe jo vetëm’, shkruan Cakaj.

Ai shton faktin se, pavarësisht se ekzistojnë shumë parti shqiptare, në Luginën e Preshevës duhet të ketë vetëm një faktor politik shqiptar, me platformë të unifikuar, në shërbim të mbrojtjes e lartësimit të të drejtave të tyre kombëtare.

“Ndaj, ju lutem: mbështetja masive dhe e fuqishme e listës së Luginës së Bashkuar është skajshmërisht e rëndësishme nga të gjithë pa asnjë dallim. Kësaj radhe, sjellja e përgjegjshme politike e vetëdija e lartë kombëtare duhet të mbizotërojnë llogaritë e ngushta partiake”, shton ai.

Në fund të shënimit të tij, ministri shqiptar, Gent Cakaj jep këtë porosi: “Ndaj, kësaj radhe me fort përgjegjësi politike: të gjithë në mbështetje të listës së Luginës së Bashkuar.”, sqaron ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026