Finlanda dhe Sllovenia shpresojnë për liberalizimin e vizave për Kosovën

5 Korrik 2022 | 20:53

Edhe pse procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën ka zgjatur për vite me radhë, ministrja e Jashtme e Finlandës, Tytti Tuppurainen deklaroi se BE-ja do ta finalizojë procesin në muajin e ardhshëm.

Deklaratën, Tuppurainen e dha gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Prishtinë, shkruan Schengen Visa Info.

Tuppurainen ka theksuar se Finlanda mbështet procesin euroatlantik të Kosovës si dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa, presidentja Vjosa Osmani, gatë vizitës së saj në Slloveni ka përsëritur se Kosova i ka përmbushur të gjitha kërkesat dhe nuk ka nevojë të vendosen kushte të mëtejshme.

Homologu slloven Borut Pahor inkurajoi vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke shprehur mbështetjen për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026