Lindje në kohë pandemie, nënat dhe baballarët festojnë të ndarë
Djalë apo vajzë, nuk ka rëndësi, mjafton që të jetë i shëndetshëm për prindërit, shumica e tyre e festuan të ndarë nga njëri-tjetri këtë gëzim.
Ensuida Vata sapo ka sjellë në jetë djalin e saj, Ander, por i duhet të presë pak për ta festuar me familjarët.
“Mendoja se do të kisha pranë familjarët e mi, por duke qenë se ishte për shkak të COVID-19, ndoshta është më mirë që të jemi në këto kushte, do ketë mundësi dhe bashkëshorti ta shikojë kur të dalim”, thotë ajo.
Një situatë e tillë nuk ka qenë e lehtë as për personelin mjekësor, të cilët në këto muaj morën edhe rolin e familjarëve.
“Ne ju kemi qëndruar pranë nënave, u kemi dhënë këshillat për bebin, qoftë me ushqyerje, kujdesin për veten e tyre”, thotë Flutura Bastari, kryemami.
Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, në këtë maternitet u përshtat një mjedis i veçantë për gratë shtatzëna të prekura me COVID-19. Drejtorja e maternitetit, Eliona Demaliaj na tregon se një prej tyre ka sjellë në jetë fëmijën pikërisht këtu.
“Ka lindur një grua e cila ka qenë e prekur me COVID-19, ka qenë e shtruar në Infektiv. I janë bërë kontrollet si nënës dhe bebit dhe kanë dalë negativë dhe sot gëzojnë shëndet të plotë”, thotë znj. Demaliaj.
Një situatë e tillë nuk është e lehtë as për mjekët, të cilët edhe pse të frikësuar se mos infektohen, në mendje kanë betimin e Hipokratit: ‘Jetën time do ta vë në shërbim të humanitetit’.
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush