‘Fillimi i fundit për Johnson’, ministrat e dorëhequr kritika qeverisjes së tij
Kryeministrit britanik Boris Johnson i duhet të mbijetojë politikisht pasi dy nga ministrat më të rënndësishëm kritikuan qeverisjen e tij dhe dhanë dorëheqjen.
Shefi i thesarit, Rishi Sunak dhe ministri i shëndetësisë, Sajid Javid dorëzuan dorëheqjet e tyre brenda 10 minutash, pasuar edhe nga një seri largimesh në nivel këshilltarësh.
“Publiku me të drejtë pret që qeveria të drejtohet siç duhet, me kompetencë dhe seriozitet. E kuptoj se kjo mund të jetë puna ime e fundit ministrore, por besoj se ia vlen të luftosh për këto standarde dhe kjo është arsyeja pse unë po jap dorëheqjen” shkroi Sunak në reagimin e tij në Twitter.
Dorëheqjet e ministrave vijnë pas një sërë skandalesh që përfshinë kabinetin qeveritar duke nisur me festat gjatë izolimit të pandemisë.
Muajin e kaluar kreu i Downing Street i mbijetoi edhe një votë mosbesimi të shkaktuar nga ndryshimet brenda partisë. Shumë anëtarë konservatorë kanë humbur besimin tek Kryeministri.
Ish-ministri i arsimit, Nadhim Zahaëi, do të zevendësojë tanimë pozicionin e Sunak si Shef i Thesarit ndërsa shefi i kabinetit do të marrë detyrën e sekretarit të shëndetësisë. Por këto episode po cilësohen nga kritikët si fillimi i fundit për Boris Johnson.
LEXONI GJITHASHTU
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset