Guvernatori i rajonit të Donetsk thirrje banorëve të largohen, shkak luftimet

6 Korrik 2022 | 09:23

Guvernatori i rajonit të Donetsk i bën thirrje banorëve të largohen, pasi sulmet ruse po intestifikohen, të cilat dita ditës avancojnë.

Dy ditë pasi presidenti Vladimir Putin shpalli fitoren me pushtimin  e një province të Ukrainës lindore thelbësore për qëllimet e tij të luftës, trupat e  Moskës kanë përshkallëzuar ofensivën e në provincën fqinje.

Ai pushtoi rajonin e Luhansk e tanimë vëmendja është në Donetsk.

“Ka rreth 350,000 qytetarë që kanë qëndruar këtu në rajon, krahasuar me 1.6 milionë që kanë jetuar  më parë. Është një numër shumë i rëndësishëm, prandaj qëllimi im kryesor – dhe do të flas për këtë me administratat lokale dhe do të jem më i prerë, pavarësisht asaj çfarë do të thonë njerëzit , mua më intereson jeta dhe shtëpitë e tyre, por është koha të largohen”, u shpreh Pavlo Kyrylenko.

Sipas të dhënave nga kombet e bashkuara të paktën 12 milionë njerëz janë larguar nga banesat e tyre që kur nisi pushtimi rus në Ukrainë

Më shumë se 5 milionë janë strehuar në shtetet fqinje, ndërsa 7 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda Ukrainës.

Ndonëse me mijëra qytetarë kanë rindërtuar shtëpitë e tyre kryesisht në Kiev planet ushtarake të Putinit mbeten të paqarta dhe më shumë evakuime mund të vijojnë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026