Parlamenti Evropian voton sot raportet për Kosovën dhe Serbinë
Parlamenti Evropian do të votojë këtë të mërkurë raportet për Kosovë, Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën.
Këto raporte ishin miratuar një muaj më parë në Komisionin e Politikës së Jashtme, teksa ditën e djeshme, në PE u zhvillua një debat në lidhje me to.
Raportin për Kosovën e ka përgatitur eurodeputetja gjermane Viola von Cramon, e ka vënë theksin te dialogu me Serbinë dhe liberalizimin e vizave.
Sipas saj, pa arritjen e marrëveshjes me Serbinë, pranimi në Bashkimin Europian nuk do të ndodhë për Kosovën.
Von Cramon është shrpehur se është e nevojshme liberalizimi i vizave për Kosovën, pasi janë plotësuar të gjitha kushtet.
Nga Serbia në raport do të kërkohet që të mbështet qëndrimet e BE-së ndaj Rusisë dhe agresionit ndaj Ukrainës, përfshirë edhe sanksionet që Bashkimi Evropian i ka vendosur kundër Moskës.
Serbia është i vetmi shtet në rajon që nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës, pas fillimit të luftës në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset