Von der Leyen: BE të bëjë plane emergjente për ndërprerjen e plotë të gazit rus

6 Korrik 2022 | 13:44

Bashkimi Evropian duhet të bëjë plante emergjente për të ndërprerë plotësisht furnizimet me gazin rus.

Kështu deklaroi këtë të mërkurë Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen, shkruan Sky News.

BE-ja ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, duke përfshirë furnizimet me energji dhe po përpiqet të gjejë burime të tjera, por Von der Leyen u shpreh se unioni duhej të ishte gati nëse Rusia bllokon furnizimet.

Disa javë më parë, Gazprom shkurtoi furnizimet e tij të gazit natyror përmes tubacionit Nord Stream, duke shtuar presionin ndaj Gjermanisë dhe të tjera shteteve  për të gjetur burime zëvendësuese.

Gazprom pretendon se shkak i reduktimit ishin vonesat në riparime, por udhëheqësit evropianë thonë se ishte çdo gjë ishte politike.

Bashkimi Evropian kohët e fundit ra dakord për një paketë të gjashtë sanksionesh kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës, duke përfshirë një ndalim të importit të naftës ruse deri në fund të vitit. 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026